Shumë shpesh është dëgjuar Pele duke thënë se është ai që ka shënuar mbi 1000 gola, duke pretenduar tek shifra e 1281.
Por e vërteta qëndron pak më ndryshe. Kur Pele thotë se i ka shënua 1281 gola në karrierë, ai nuk i numëron vetëm golat në ndeshje zyrtare si profesionist.
Pele në ndeshje zyrtare ka shënuar 767 gola. Këto i ka arritur në 831 ndeshje zyrtare.
Golat e tjerë janë shënuar me të rinjtë, miqësore jozyrtare, ndeshje për bamirësi e të tilla.
Romario ka shënuar më shumë se Pele, gjithsej 772 gola.
Madje Pele asnjëherë nuk ka luajtur në një kampionat të fortë evropian, pasi karrierën e ka bërë te Santosi dhe në SHBA me New York Cosmos.
Në anën tjetër nga lojtarët që janë aktiv dhe mund t’i kalojnë shumë shpejt brazilianët janë Cristiano Ronaldo që ka shënuar 711 gola dhe Lionel Messi me 698 gola.
Dyshja me ecurinë që kanë brenda një viti apo dy do të jenë mbi dyshen. /Telegrafi/