Miralem Pjanic është në bisedime të avancuara me Besiktasin dhe klubi turk duket afër që të sigurojë shërbimet e mesfushorit të Barcelonës.
Pjanic ishte lidhur me një kthim në Serie A gjatë verës, me Juventusin që ishin të interesuar për të siguruar shërbimet e tij.
“Zonja e Vjetër” vendosi të mos nënshkruajë me ish-mesfushorin e tyre pasi Barcelona nuk donte të paguante një pjesë të pagës së tij gjatë huazimit të tij në Torino.
Sipas disa raportimeve, Besiktas tani është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me ish -yllin e Juventusit dhe Romës.
Fabrizio Romano i Sky Sport Italia pretendon se përfaqësuesit e klubit turk po negociojnë për kushte personale me reprezentuesin e Bosnjës i cili mund të transferohet në Besiktas si huazim.
Besiktas and Barcelona are in advanced talks for Miralem Pjanic. The agreement is now close between clubs – negotiations ongoing on personal terms/salary for potential loan. Besiktas are trying and pushing. 🦅🇧🇦🇹🇷 #Besiktas #FCB #transfers
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 2, 2021
Mundo Deportivo raportoi më herët se Pjanic ka një ofertë edhe nga Zenit Shën Petersburg, por 31-vjeçari do të donte të qëndronte në Barcelonë deri në janar.
🔵🔴 Miralem Pjanic y Alex Collado estudian opciones en países donde aún pueden inscribirse
✍️ @martinezferranhttps://t.co/YI12psNlEm
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) September 2, 2021
Pjanic iu bashkua Barcelonës nga Juventusi në një marrëveshje shkëmbimi me Arthurin në vitin 2020.
Në Turqi, afati kalimtar i verës përfundon më 8 shtator. /Telegrafi/