Telegrafi

Ministria e Drejtësisë në Zvicër informon FIFA-n dhe UEFA-n se nuk mund t’i ndëshkojë klubet nga Superliga Evropiane

Këtë të mërkure, UEFA do të marrë vendim të prerë për klubet që ende nuk janë tërhequr nga projektimi i Superligës Evropiane.

Në start të konsolidimit të garës ishin 12-të klube, mirëpo brenda 48 orësh ishin tërhequr nëntë sosh.

Tani kanë mbetur vetëm Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi, andaj UEFA ka bërë të ditur se do të fillojë procedurat kundër tyre në të mërkurën e kësaj jave.

Lexo po ashtu Pritet verdikti përfundimtar i UEFA-s për Superligën Evropiane

Kështu tre gjigantët evropiane pritet të ndëshkohen me gjobë, derisa nuk është befasi nëse përjashtohen edhe nga Liga e Kampionëve për edicionin e ri.

Mirëpo, Ministria e Drejtësisë ka informuar UEFA-n dhe FIFA-n se nuk mund t’i ndëshkojë tre klubet që ende nuk janë tërhequr, raporton Carrusel Deportivo.

Lexo po ashtu Projekti i Superligës Evropiane nuk ka 'vdekur' - El Confidencial zbulon detajet

Shtëpia e futbollit evropian duket se do ta ketë të vështirë që të ndëshkojë klubet dhe duhet vetëm t’i përjashtojë nga gara.

Florentino Peres dhe Andrea Agnelli janë të vendosur që të jetësojnë projektin e Superligës Evropiane, me nëntë klubet që bëhet e ditur se ende nuk janë tërhequr. /Telegrafi/