Agjenti i njohur, Mino Raiola, ka fluturuar drejt italisë për negociata me Milanin për Zlatan Ibrahimovicin, por edhe që të bisedojë me Juventusin për një marrëveshje të mundshme me Paul Pogban.
Përfaqësuesi i lojtarëve ka arritur në Milano të premtën ku ka mundur të jetë afër Giacomo Bonaventuras që do të operohej në gju.
Sidoqoftë, të tjera raportime të mediave thonë se kjo është mundësi për të biseduar me klube të Serie A para janarit.
Tema kryesore është Ibrahimovic, i cili tashmë është gati të largohet nga Los Angeles Galaxy pasi klubi nuk arriti të kualifikohet për playoff.
Ibra gjithmonë ka thënë se do të dëshironte rikthim te Milani dhe sipas Sport Mediaset afati i fundit për një vendim është 25 nëntori.
Aktualisht Milani ofron gjashtë muaj kontratë, teksa 37 vjeçari dëshiron kontratë për 18 muaj, kurse paga që suedezi kërkon është afro 6 milionë euro në sezon.
Ibrahimovic nuk është klienti i vetëm i madh i Raiolas që dëhiron vend në itali, pasi që besohet se ai do të takohet edhe me Juventusin për të biseduar rreth Paul Pogbas.
Takimi me Juven mund të bëhet i hapur pasi tashmë ai dhe klubi Bianconer janë në bisedime për tinejxherin Moise Kean, që pritet të huazohet në janar.
Për reprezentuesin e Italisë U-21 ka oferta nga Parma, Frosinone, Udinese, Empoli dhe Galatasaray. /Telegrafi/