Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar organizimin e një festë të veçantë, për të nderuar Mërgatën dhe për të shënuar 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Ngjarja festive do të mbahet më 30 korrik në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për bashkimin e komunitetit dhe për të festuar.
Festa do të jetë e hapur për të gjithë dhe pa pagesë, duke ftuar të gjithë interesuarit të bashkohen në këtë ngjarje të veçantë.
Programi i pasur do të përfshijë performanca nga disa nga artistët më të njohur të skenës shqiptare, përfshirë Fisnikët, Ardian Bujupi, DJ Gimi-o, Luiz Ejlli, Lyrical Son, Mc Kresha dhe Dafina Zeqiri.
Ky eveniment do të ofrojë një mundësi të shkëlqyer për të festuar së bashku dhe për të reflektuar mbi 25 vitet e arritjeve dhe progresit të Kosovës. /Telegrafi/