Telegrafi

Ministria e Drejtësisë: Ekziston bazë ligjore për ekstradimin e Nikolla Gruevskit

Ministria e Drejtësisë njofton se ekziston bazë ligjore që Maqedonia të kërkojë ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit nga Hungaria, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kërkesa për ekstradim është duke u përgatitur dhe po mblidhen dokumentet e nevojshme. Pritet që për një kohë sa më të shkurtër ato të dorëzohen në Hungari.

MPB ka hapur dy hetime për këtë rast, ndërsa me ato duhet të vërtetohet se si është arratisur Nikolla Gruevski dhe nëse ndonjë nga policia i ka dhënë ndihmë./Telegrafi/