Rusia në Ukrainë po përdor fluturake pa pilot që vijnë nga Irani, por shtrohet pyetja nëse do të përmbushin funksionet e dëshiruara, thuhet në raportin më të fundit të ministrisë britanike të Mbrojtjes lidhur me situatën në Ukrainë.
“Fluturaket pa pilot Shahed-136 janë fluturake të ngadalshme me fluturojnë ulët, dhe janë objektiv i lehtë i mbrojtjes kundërajrore. Ekzistojnë mundësitë që Rusia ka arritur një sukses të caktuar në disa sulme”, thuhet ndër tjera në kumtesë, transmeton Telegrafi.
“Rusia i ka përdorur variantet Shahed gjatë sulmit të 10 tetorit. Më herët ushtria ukrainase ka njoftuar se forcat ruse kanë lansuar 86 Shahed-136, dhe që 60 për qind prej tyre janë shkatërruar në ajër”, është theksuar ndër tjera në raport.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 12 October 2022
Find out more about the UK government's response: https://t.co/JlAU5rpobY
🇺🇦 #StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/S8aHomo3fy
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) October 12, 2022
Pavarësisht rrezes së veprimit prej 2.500 kilometra, Shahed-136 bartë sasi të vogël të mjeteve shpërthyese. Ka pak gjasa që do të kënaq apetitet e Putinit dhe të ketë rezultatet që po i pret Rusia.
“Me aeroplanët taktik të rusëve që akoma kanë rreze veprimi të kufizuar në territorin e Ukrainës, vihet në pikëpyetje aftësia për sulm mbi objektivat e ushtrisë ukrainase”, u tha për fund në raportin e inteligjencës britanike. /Telegrafi/