Telegrafi

Ministria britanike e Mbrojtjes: Ikja masive e rusëve, do t’i sjellë probleme të reja Putinit

Ministria britanike e Mbrojtjes, ka publikuar analizën më të fundit sa i përket luftës në Ukrainë.

Në të theksohet se gjatë shtatë ditëve që kur presidenti rus Vladimir Putin shpalli mobilizimin e pjesshëm, ka pasur ikje masive të rusëve që kanë dashur t’i ikin kësaj thirrje për mobilizim.

Edhe pse numri i saktë akoma nuk dihet, besohet se kalojnë numrin e forcave pushtuesve që Rusia i dërgoi në Ukrainë në shkurt të këtij viti.

Në mesin e tyre që po tentojnë të largohen nga Rusia, më së shumti ka prej atyre që janë të pasur dhe arsimuar, thuhet ndër tjera në analizën e inteligjencës britanike.

Madje është bërë e ditur se Rusia pritet të ballafaqohet me probleme të reja që do të jenë mëdha, transmeton Telegrafi.

Kombinimi i rezervistëve të mobilizuar dhe ndikimi ekonomik i brendshëm, ka reduktuar fuqinë punëtore dhe ka përshpejtuar procesin e ikjes së trurit, që sipas të gjitha gjasave do të jetë një proces edhe më i madh i ikjes. /Telegrafi/