Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka shkruar në profilin e tij në Twitter, ku u ka bërë thirrjeve vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, që të refuzojnë të përfshihen në kërkesat e presidentit Vladimir Putin, i cili po kërkon që nafta dhe gazi rus të paguhen në rubla.
“Nëse ndonjëri prej vendeve anëtare të BE-së i nënshtrohet kërkesave poshtëruese të Putinit për të bërë pagesën e gazit dhe naftës ruse në rubla, do të ishte sikur të ndihmonin Ukrainën me njërën dorë dhe me tjetrën të ndihmojnë rusët të vrasin ukrainasit. I bëj thirrje vendeve të bëjnë zgjedhjen e përgjegjshme dhe të zgjuar”, tha Kuleba, transmeton Telegrafi.
Gjatë një interviste dhënë mbrëmë për Economist, Kuleba tha se, “Ajo çfarë kemi parë në fillim të luftës ishte rritja e fuqisë së Bashkimit Evropian që mund të sjellë ndryshim. Por ajo çfarë po shoh në dhjetë ditët e fundit, Bashkimi Evropian po i kthehet normalitetit dhe nuk po mund të vendosë për veprime më të fuqishme që janë më konkrete”.
Ndryshe sot presidenti amerikan Joe Biden do të merr pjesë në samitin e NATO-s në Bruksel, ku do të diskutojë për situatën në Ukrainë, që ka hyrë në 30-ditëshin e luftimeve të ashpra mes ushtrisë ukrainase dhe asaj ruse. /Telegrafi/
If any EU country bows to Putin’s humiliating demands to pay for oil and gas in rubles, it will be like helping Ukraine with one hand and helping Russians kill Ukrainians with the other. I urge relevant countries to make a wise and responsible choice.
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) March 24, 2022