Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka konfirmuar se planifikon të takohet me homologun rus Sergey Lavrov gjatë 10 marsit.
Gjatë një paraqitje televizive, Kuleba tha se nëse Lavrov është i gatshëm për bisedime serioze, ai është i gatshëm të takohet me të, transmeton Telegrafi.
Madje është shprehur i gatshëm të takohet me këdo, me qëllim që të mbizotërojë paqja në mbarë botën e në veçanti në vendin e tij.
Ndryshe sot delegacioni ukrainas dhe ai rus kanë zhvilluar raundin e tretë të bisedimeve në Bjellorusi – ndërsa lokacioni i saktë ku janë takuar nuk është zbuluar. /Telegrafi/