Telegrafi

Ministri i Jashtëm ukrainas: Rusia më e zezë se ISIS-i, kreu masakër mbi civilët në Bucha

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, ka bërë të ditur se trupat ruse kanë ekzekutuar civilë ukrainas derisa po tërhiqeshin nga rajone të ndryshme – duke shprehur mllefin e tyre të shfrenuar.

Dmytro Kuleba e ka cilësuar Rusinë si më “të zezë se ISIS-i”, duke theksuar se ushtria ruse ka kryer masakër mbi civilët në Bucha, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Ushtria ukrainase merr sërish nën kontroll qytetin Pripyatin, ku kishte ndodhur katastrofa bërthamore e Çernobilit në vitin 1986

“E kuptojmë se kanë vrarë civilë derisa janë larguar, tërhequr, por edhe sa kishin qëndruar në Bucha dhe qytete tjera në rajonet kyçe, por nuk kanë pasur ndonjë arsye për këtë. Ata nuk ishin guerilë, nuk i kanë kundërshtuar. Rusia është më e zezë se ISIS-i”, ka shtuar ministri i Jashtëm ukrainas.

Kuleba ka pranuar se janë duke mbledhur prova për gjykatën ndërkombëtare, ku do të prezantohen ato si prova kundër Rusisë për krim dhe gjenocid mbi civilët ukrainas. /Telegrafi/