Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka bërë të ditur se tetë raketa ruse goditën Vinnytsia, një qytet i madh larg vijës së frontit.
Kështu, sipas tij, Putini po vazhdon sulmet e tij frikacake dhe barbare me raketa, bombardimet ajrore të civilëve, përcjell Telegrafi.
“Na ndihmoni të mbyllim qiellin dhe të shpëtojmë jetë! Siguroni mbrojtje ajrore dhe raketore, avionë luftarakë! Ndaloni terrorizmin rus!”, ka shkruar Kuleba në Twitter, ku ka publikuar edhe pamjet.
Eight Russian cruise missiles hit Vinnytsia, a large city far from the frontline. Putin continues his cowardly & barbaric missile strikes, air bombardment of civilians. Help us close the sky and save lives! Provide air and missile defense, combat aircraft! Stop Russian terrorism! pic.twitter.com/oXXoYrxr4m
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) March 6, 2022
Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se aeroporti civil në qytetin e Vinnytsia, rreth 250 km (155 milje) në jug-perëndim të Kievit, është shkatërruar plotësisht nga raketat ruse.
Deri më tani, shumica e luftimeve në Ukrainë janë zhvilluar në veri dhe lindje të Kievit, si dhe në rajonet jugore të Ukrainës.
Ndryshe, sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Shtetet e Bashkuara po punojnë për një marrëveshje me Poloninë për të furnizuar Ukrainën me aeroplanë në mes të agresionit rus.
“Ne po shikojmë në mënyrë aktive tani çështjen e aeroplanëve që Polonia mund t’i japë Ukrainës dhe po shikojmë se si mund të jemi në gjendje ta mbështesim nëse Polonia vendos të ofrojë ata aeroplanë”, u tha ai gazetarëve të dielën gjatë një vizite në Moldavi, përcjell Telegrafi.
“Nuk mund të flas për një afat kohor, por thjesht mund të them se po e shqyrtojmë atë shumë, shumë aktivisht”. /Telegrafi/