Dmytro Kuleba ka paralajmëruar njerëzit të mos hanë ose pinë kur negociojnë me Rusinë, pasi Roman Abramovich dyshohet se është “goditur” nga helmimi i dyshuar kimik.
Rusia dhe Ukraina do të zhvillojnë sot bisedimet e tyre të para ballë për ballë për paqe brenda dy javësh.
“Unë këshilloj këdo që shkon për negociata me Federatën Ruse të mos hajë apo pijë asgjë”, ka thënë ministri i Jashtëm i Ukrainës, përcjell Telegrafi.
“Dhe, mundësisht, shmangni prekjen e çdo sipërfaqeje”, ka shtuar ai.
Ndryshe, negociatorët ukrainas dhe rusë do të takohen në Turqi për bisedime ballë për ballë për herë të parë në dy javë, me Kievin që kërkon një armëpushim pa hequr dorë nga territori apo sovraniteti. /Telegrafi/