Site icon Telegrafi

Ministri i Jashtëm ukrainas dhe homologu i tij rus do të jenë ‘ballë për ballë’ të enjten – takimi zhvillohet në Turqi

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dhe homologu i tij rus Sergei Lavrov do të takohen për negociata “ballë për ballë” të enjten.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bisedimet do të zhvillohen në qytetin turk Antalia, me ndërmjetësimin e ministrit të Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu.

Ndryshe, sot pasdite, delegacionet nga të dy vendet do të takohen në Bjellorusi për një raund të tretë bisedimesh.

Lexo po ashtu “Putini nuk do të ndalet në Ukrainë”, paralajmëron presidenti i Lituanisë

Një takim i tillë pritet të ndodhë kur numri i civilëve të vdekur në të gjithë Ukrainën që kur Rusia nisi agresionin e saj më 24 shkurt është 364, duke përfshirë më shumë se 20 fëmijë, thanë Kombet e Bashkuara të dielën.

Ndërkohë më shumë se 1.5 milion ukrainas kanë dalë jashtë vendit në vetëm 11 ditë në atë që OKB-ja tani e quan “krizën më të shpejtë të refugjatëve në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”. /Telegrafi/

Exit mobile version