Site icon Telegrafi

Ministri i Jashtëm britanik viziton Kievin – tregon se si do të ndihmohet Ukraina

Në kuadër të vizitës në Kiev, Sekretari i Jashtëm James Cleverly zhvilloi një takim me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Duke ndarë një imazh të çiftit duke shtrënguar ngrohtësisht duart, Cleverly tha se i kishte premtuar presidentit ukrainas se Mbretëria e Bashkuar po e mbështeste Ukrainën “me veprim”.

Më herët, Mbretëria e Bashkuar njoftoi një paketë mbështetjeje “praktike” për Ukrainën duke përfshirë 35 automjete të tjera emergjente, raporton skynews.

“Sot kam paraqitur një paketë mbështetjeje të drejtpërdrejtë për miqtë tanë ukrainas në luftën e tyre, nga ambulancat deri tek mbështetja kritike për të mbijetuarit e dhunës seksuale nga ushtria ruse,” tha Cleverly.

Ai gjithashtu do të sigurojë 4.2 milionë euro të tjera për rindërtimin e infrastrukturës lokale si shkollat dhe strehimoret, si dhe fonde shtesë për të mbështetur të mbijetuarit e sulmeve seksuale.

Theksojmë se ditë më parë një vizitë në kryeqytetin ukrainas e ka realizuar edhe kryeministri i ri britanik, Rishi Sunak.

Ndryshe, Britania e Madhe është një ndër shtetet që po mbështet më së shumti shtetin ukrainas kundër Rusisë. /Telegrafi/

Exit mobile version