Telegrafi

Ministri i Drejtësisë Selimi kërkon të ndërpriten të gjitha aktivitetet që lidhen me Serbinë

Pas aktakuzave të konfirmuara tashmë për ish-presidenti, Hashim Thaçin, ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veselin e Jakup Krasniqi, dhe shefi i grupit paralamentar të LVV-së, Rexhep Selimin është mbledhur Qeveria e Kosovës.

Në këtë mbledhje ministrat e Qeverisë Hoti folën për këto aktakuza të Speciales.

Nga aty ministri i Drejtësisë, Selim Selmi tha se vendi po kalon në periudhë të vështirë dhe ngritja e aktakuzave është goditje për popullin.

“Qeveria e Kosovës duhet të pezullojë dialogun deri në një moment tjetër. Qeveria e Kosovës është për vendosjen e drejtësisë, por gjykata duhet qartë të sqarojë se është gjykatë e Kosovës e nuk operon me “prova” të Serbisë”, ka thënë ministri i Drejtësisë, Selim Selimi në mbledhjen e Qeverisë.

Ai tha se duhet ndërprerë të gjitha aktivitetet që lidhen me Serbinë.

“Duhet më shumë transparencë nga Dhomat e Specializuara për tërë procesin që po kalojnë ish- ushtarët e UÇK-së. Të gjithë jemi për drejtësi dhe asaj nuk i ikë askush”, ka shtuar ai.