Telegrafi

Ministri britanik i Mbrojtjes rreth dërgimit të aeroplanëve luftarakë në Ukrainë: Aktualisht ata kanë nevojë për tanke

Ministri i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, Ben Wallace, tha se për momentin Ukraina nuk duhet të furnizohet me aeroplanë luftarakë.

“Aktualisht ata kanë nevojë për armë dhe tanke”, tha Wallace pasi gazetarët e pyetën nëse Britania do të dërgonte aeroplanë luftarakë në Kiev.

“Unë kam qenë i përfshirë në këtë gjë për një kohë të gjatë dhe kam mësuar dy gjëra: kurrë mos thuaj jo, por edhe kurrë mos thuaj edhe po”, tha ai.

Wallace pranoi se ky nuk ishte “një vendim i mirë”, por shtoi, “për momentin, nuk besoj se ka rrugë tjetër”, raporton cnn.

Theksojmë se britanikët ditë më parë kanë konfirmuar që do t’i ndihmojnë forcat ushtarake ukrainase me tanke Challenger 2.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të Ukrainës më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/