Telegrafi

Ministrat e Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë do të takohen në Turqi

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologu i tij ukrainas Dmytro Kuleba, do të takohen në Turqi. Lajmin e ka konfirmuar vet ministri i Jashtëm rus.

Ky është takimi i parë mes dyshes që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. Lavrov do të udhëtojë drejt Turqisë për të marr pjesë në një forum ndërkombëtar diplomatik në Antali, e “kontakti” i tij me Kuleba është planifikuar të ndodhë atje, transmeton Telegrafi.

Ky takim ishte propozuar nga ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, i cili propozoi mbajtjen e një takimi trepalësh, ku në tavolinë do të jenë Kuleba dhe Lavrov.

Deri më tani është raportuar se takimi do të mbahet me 10 mars, derisa forumi diplomatik është paraparë të fillojë më 11 mars.

Bisedimet për “paqe” mes Ukrainës dhe Rusisë deri më tani kanë rezultuar sfiduese – pa ndonjë marrëveshje konkrete të arritur deri më tani. /Telegrafi/