Telegrafi

“Minecraft Dungeon” lansohet gjatë javës së ardhshme, por dallon shumë nga versioni origjinal

Në Minecraft Dungeon nuk ka rrëmihje në miniera, apo punë artizanale.

Thelbi i Minecraft është ndryshuar në tërësi nga ekipi prapa Minecraft Dungeons, që ka krijuar një përvojë të re, më atraktive me më pak gërmime dhe ndërtime, por që është orientuar nga aventura, aksionet dhe thesari, transmeton Telegrafi.

Derisa kjo video-lojë do të lansohet gjatë javës që vjen më 27 maj, është lansuar trileri, që e tregon krye personazhin nga duhet të kalojë, derisa të arrijë ta zotërojë territorin dhe të merr dominimin.

Video-loja dallon shumë nga origjinali, sepse në versionin e kaluar gjithçka duhej ndërtuar, kurse me këtë version gjithçka është e ndërtuar, por në thellësi dhe me shumë errësirë.

Të interesuarit për Minecraft Dungeon, kanë mundësi që kur të lansohet ta shkarkojnë në PC, Xbox One, PlayStation 4 dhe Nintendo Switch. /Telegrafi/