Takumi Minamoto do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te Liverpooli sot (e mërkurë) përpara transferimit të tij nga Red Bull Salzburg.
Para disa ditësh u raportua se Liverpooli fitoi konkurrencën e fortë për të siguruar shërbimet e japonezit, Minamoto.
Shifrat e marrëveshjes u raportuan rreth tetë milionë euro, pasi aq thuhet se ishte edhe klauzola e lojtarit në kontratë.
Sipas mediave angleze, Minamoto do të udhëtoj sot (e mërkurë) drejt Liverpoolit për t’i kryer testet mjekësore para transferimit.
Takumi Minamino is undergoing a medical with Liverpool today, with the move set to be completed when the transfer window opens on January 1 ✍️ pic.twitter.com/gf8Eke5LyL
— GOAL (@goal) December 18, 2019
Transferimi i sulmuesit anësor japonez pritet të fuqizohet me 1 janar atëherë edhe kur fillon zyrtarisht afati kalimtar dimëror.
Minamino ka shënuar nëntë gola dhe 11 asistime deri tani këtë sezon, ndërsa njëri gol ka ardhur pikërisht ndaj Reds në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/