Ish-sulmuesi i Interit, Diego Milito ka zbuluar se ishte afër bashkimit me Real Madridin, por i refuzoi teksa ka fajësuar Romelu Lukakun pas transferimit te Chelsea.
Argjentinasi është një nga legjendat e klubit. Ai luajti një rol vendimtar në sezonin e 2009/10 ku Interi fitoi triletën, duke shënuar dy gola në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich.
Milito ka folur për kohën e tij te Nerazzurrët, për të cilën ai është krenar, pasi ka refuzuar një klub të madh sikurse Real Madridi.
Të njëjtën gjë nuk arriti ta bëjë edhe belgu Lukaku, i cili zgjodhi transferimin te Blutë dhe për këtë Milito e ka kritikuar.
“Sa i përket Lukakut, ka një gjë që nuk duhet ta bëni kurrë: të premtoni atë që nuk mund ta realizoni”, ka thënë fillimisht Milito për La Gazzetta dello Sport.
“Është normale që një lojtar të largohet dhe të shkojë diku tjetër, por tifozët janë të zhgënjyer për deklaratat e tij të besnikërisë para se të bashkohej me Chelsean”.
Inter, senti Milito: “Al Real si può fare male. E credo nel bis scudetto” #InterRealMadrid #UCL https://t.co/knMkAPAfX6
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) September 15, 2021
42-vjeçari mund të ishte larguar gjithashtu nga Nerazzurri, por ai përfundimisht zgjodhi të qëndrojë.
“Unë isha afër Real Madridit dhe Paris Saint-Germain, por Interi ishte një zgjedhje e jetës për mua”.
“Isha në krye, isha i lumtur, isha në San Siro që do të jetë gjithmonë shtëpia ime”, përfundoi ish-sulmuesi argjentinas. /Telegrafi/