Site icon Telegrafi

Militanti i Hamasit filmoi fillimin e sulmit në Izrael

Në skajin lindor të Gazës, në mëngjesin e 7 tetorit, pak minuta para agimit, një grup militantësh të Hamasit janë duke pritur.

Disa u futën në një kamionçinë të bardhë, të tjerët në motoçikleta, transmeton Telegrafi.

Ata bëjnë disa kontrolle përfundimtare, duke u siguruar që po regjistrojnë videon dhe se armët e tyre janë gati. Një shpërthim në distancë duket se është sinjali për të lëvizur.

Ndërsa nxitojnë drejt kufirit, burrat bërtasin, “Allahu Akbar”, një shprehje që do të thotë “Zoti është i madh” në arabisht.

Lexo po ashtu Presidenti izraelit: Kemi shumë ide për Gazën, duhet të lëmë forca të forta atje

Pas tre minutash me veturë, ata kalojnë gardhin e parë kufitar që ndan Gazën nga Izraeli.

Gardhi është dëmtuar duke lënë një vrimë të madhe nëpër të cilën kalojnë. Është e vështirë të dihet nëse është nga shpërthimi që u dëgjua pak çaste më parë.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) i dhanë CNN pamjet e momenteve të para të sulmit, që ofrojnë një vështrim të ri në një pjesë të operacionit të Hamasit, të nisur nga kufiri lindor i Gazës.

Lexo po ashtu Pas pesë përpjekjeve, KS i OKB-së miraton rezolutën për pauza humanitare në Gaza

Videoja vjen nga kamera e vendosur në trupin e njërit prej terroristëve që morën pjesë në sulm.

IDF tha se publikoi videon për të treguar realitetin e asaj që ndodhi më 7 tetor, ditën që zyrtarët izraelitë e krahasojnë me 11 shtatorin, kur rreth 1200 njerëz u vranë dhe më shumë se 200 u morën peng. /Telegrafi/

Exit mobile version