Sezoni i ri në Ligën e Kampionëve ka sjell përfitime të mëdha për gjigantët evropian.
Gara më e madhe për klube në kontinentin e vjetër është thuajse një minierë ari për skuadrat për nga të ardhurat.
Bayern Munich është skuadra me fitimit më të majme deri më tani, ku ka kaluar vetëm faza e grupeve.
Skuadra gjermane ka fituar 82 milionë euro nga kjo fazë, ndërsa në atë të eliminimit direkt do të përballet me Chelsean.
Pas tyre renditet Barcelona me 81 milionë euro, ndërsa në top treshe ka arritur të futet edhe Juventusi me 80 milionë.
Manchester City renditet në vendin e katërt me 78 milionë euro, kurse Liverpool, që është fituesi në fuqi i Ligën e Kampionëve, ka arkëtuar 76 milionë euro. /Telegrafi/
On that basis, seven clubs have already earned more than €75m from the 2019/20 Champions League. Bayern Munich lead the way with €82m, followed by Barcelona €81m, Juventus €80m, #MCFC €78m, #LFC €76m, Paris Saint-German €75m and Real Madrid €75m. pic.twitter.com/g9Pu2eWW7V
— Swiss Ramble (@SwissRamble) December 16, 2019