Site icon Telegrafi

Milani zhbllokon rezultatin ndaj Juves, Ante Rebic më në fund mposht Buffonin

(Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Një ndeshje fantastike është duke u zhvilluar në San Siro ndërmjet Milanit dhe Juventusit, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Pas gjysmës së parë që u mbyll pa gola dhe pas rasteve të shumta nga të dyja skuadrat, rezultati u zhbllokua në pjesën e dytë.

Pas një aksioni të mirë të Rossonerëve, Samu Castillejo dërgoi një harkim preciz në zonë, të cilin e priti Ante Rebic dhe me qetësi e dërgoi topin në rrjetë (61’).

Vlen të theksohet se portieri 42-vjeçar i Juves kishte bërë disa pritje fantastike para se ta pranonte golin.

Theksojmë se kjo është ndeshja e parë gjysmëfinale, ndërsa do të ketë edhe një sfidë kthyese që do të zhvillohet në Torino. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=pf8E_jk1p8I

https://www.youtube.com/watch?v=wpzvEMsYS3s

Exit mobile version