Telegrafi

Milani vihet pas dy yjeve të Chelseat

Milani po kërkon sërish te Chelsea për sulmuesin e tyre të ri dhe thuhet se shpreson të marrë Christian Pulisic ose Ruben Loftus-Cheek.

Kuqezinjtë kanë pasur numër të vogël të lojtarëve në sulm gjatë gjithë sezonit me Zlatan Ibrahimovic, Divock Origi dhe Charles De Ketelaere që luftojnë me lëndimet dhe formën e dobët.

Sipas Calciomercato.com, ata shpresojnë të vazhdojnë raportin e mirë me Chelsean, pasi kanë nënshkruar me Olivier Giroud prej tyre për vetëm 1 milion euro në vitin 2021.

Përforcimi ideal do të ishte Loftus-Cheek, por me një çmim prej 30 milionë euro dhe shumë konkurrencë, kjo duket se është përtej buxhetit të tyre tani.

Një kandidat më i mundshëm për rolin e tij është Pulisic, i cili mund të luajë në krah ose si 9 fals nëse është e nevojshme.

24-vjeçari ndërkombëtar nga Shtetet e Bashkuara ka kontratë vetëm deri në qershor 2024 dhe ka kontribuar vetëm me një gol dhe dy asistime në 21 paraqitje konkurruese këtë sezon.

Chelsea sapo ka shpenzuar gjithsej 135 milionë euro për të nënshkruar me Mykhaylo Mudryk dhe Noni Madueke në janar, kështu që duhet të fillojë të zvogëlojë skuadrën ekzistuese. /Telegrafi/