Telegrafi

Milani tenton transferimin e Moise Kean

Moise Kean duket se do të ndryshojë përsëri skuadër, pasi në këtë verë që shkoi kaloi nga Juventusi te Evertoni.

Sulmuesi italian u transferua te skuadra angleze nga Zonja e Vjetër për 40 milionë euro, por deri më tani ka dështuar ta tregojë vetën.

Mediat në Itali raportojnë se Milani mund ta shpëtojë Moise Kean nga kjo situatë që po kalon dhe ta transferojë atë në afatin kalimtar të janarit.

Moise Kean (Foto: Everton/Twitter)

Italiani po e konsideron largimin nga Goodison Park dhe destinacioni i tij i radhës mund të jetë San Siro.

Lexo po ashtu Top dhjetë sulmuesit më të vlefshëm italianë - prin Moise Kean

Evertoni po ashtu është i interesuar në shitjen e tij dhe shpreson t’i marrë së paku 40 milionë euro nga shitja e tij.

Rossonerët deri më tani në këtë sezon po dështojnë të marrin rezultate pozitive dhe Kean mund të jetë ndoshta rruga për t’u kthyer në krye të tabelës. /Telegrafi/