Milani është duke tentuar ta transferojë lojtarin e PSV Eindhoven, Donyell Malen, sipas Calciomercatos.
Skuadra italiane ka dërguar disa herë zbuluesit e lojtarëve që ta shikojnë nga afër, derisa janë bindur nga talenti i tij dhe tani duan ta transferojnë.
Në sezonin e kaluar, 20-vjeçari shkëlqeu te skuadra holandeze, duke shënuar 11 gola në 14 paraqitje, duke bërë që ta rrëmbejë interesimin e Rossonerëve.
Sulmuesi i talentuar në të kaluarën ishte pjesë e Arsenalit, mirëpo u largua për vetëm 600 mijë euro.
Gunners tani e duan rikthimin e tij në skuadër, por Milani po e udhëheq garën për transferimin e tij.
Malen është nën menaxhimin e Mino Raiolas, e tashmë është bërë e njohur se italiani ka raporte të mira me skuadrën nga qyteti i Milanos. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=CyZCXe7FwKs