Telegrafi

Milani do të tentojë përsëri transferimin e Rakiticit

Milani do të përpiqet përsëri të nënshkruajë me Ivan Rakitic nga Barcelona, por paga e tij prej tetë milionë euro në vit paraqet një problem të madh.

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, kuqezinjtë janë të vendosur për një përpjekje të tretë për të transferuar Rakiticin me San Siro.

Ai është parë si një figurë lideri dhe emër ylli në mesfushë për të ndihmuar emrat e rinj rreth tij të zhvillohen.

Lexo po ashtu Barcelona cakton çmimin e Rakiticit

Kontrata e reprezentuesit 32-vjeçar kroat me Barcelonën do të skadojë në qershor të vitit 2021 dhe një largim gjatë verës është shumë i mundshëm.

Sidoqoftë, Milani dhe Sevilla do ta kishin të vështirë të ekuilibronin librat financiar me pagën e tij prej tetë milionë eurosh në sezon dhe kroati duhet t’i ulë kërkesat.

Atletico Madridi është gjithashtu si një opsion për Rakitic, ndërsa ai ishte i lidhur edhe me Interin dhe Manchester Unitedin në të kaluarën. /Telegrafi/