Telegrafi

Milani tallet keq në TikTok me Interin për vizitën e Kanye West

Interi paralajmëroi mbrëmë se Kanye West ishte i pranishëm në Giuseppe Meazza për ndeshjen e tyre me Atletico Madridin në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Nerazzurët fituan këtë takim me rezultat 1-0, ndërsa paraqitja e reperit bëri jo pak bujë.

Në lidhje me prezencën e tij ka reaguar edhe rivali lokal i Interit, Milani.

Lexo po ashtu Kanye West i pranishëm ne stadiumin 'Giuseppe Meazza' në përkrahje të Interit, ditë më parë publikoi edhe këngën me Curva Nord të përfshirë në të

Rossonerët kanë thumbuar Nerazzurët, duke paraqitur me maska disa persona në hapësirat e tyre, ndërsa duke etiketuar ata me emra, e mes tyre duke shkruar edhe emrin e krenarisë sonë – Dual Lipa.

Natyrisht se ky gjest është një goditje për Interin, duke minimizuar vizitën e Kanye West, pasi që reperi nuk po kalon në ditët e tij më të mira si artist. /Telegrafi/

https://www.tiktok.com/@acmilan/video/7338058360232627488?lang=en