Telegrafi

Milani takon agjentin e Basellit

Daniele Baselli (Getty Images)

Sipas mediave italiane, Milani është takuar me agjentin e mesfushorit të Torinos, Daniele Baselli pasditen e së enjtes.

Rossonerët tashmë po planifikojnë skuadrën për sezonin e ardhshëm, pasi kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Evropës.

Kështu, drejtuesit e klubit të madh italian janë në ‘gjah’ për emra të rinj për të përforcuar edhe më shumë skuadrën e tyre.

Lexo po ashtu Milani ëndrron talentët e Torinos

Njëri nga ta që pëlqehet shumë është talenti i madh italian, mesfushori i Torinos, Baselli.

Daniele Baselli (Getty Images)

Sipas mediumit italian Sky, drejtori sportiv i Rossonerëve, Massimiliano Mirabelli, është takuar gjatë të enjtes me Giuseppe Rison, i cili përfaqëson lojtarin.

Riso gjithashtu kujdeset për interesat e Jakub Jankto, por mendohet se ata kanë hequr dorë nga nënshkrimi i mesfushorit të Udineses pasi ai do të largohet nga Serie A.

Lexo po ashtu Interi dëshiron huazimin e Basellit

Sipas mediumit Calciomercato.com, në këtë diskutim mes drejtuesve dhe agjentin u diskutua për rinovimin e  talentit të Primaveras, Gabriele Capanni.

Ndryshe, Baselli pëlqehet shumë edhe nga Roma dhe Interi dhe gjatë verës mund të kemi një Derby della Madoninna të parakohshëm. /Telegrafi/