Telegrafi

Milani do ta zyrtarizojë Origin, edhe pse është akoma i lënduar

(Foto: Screenshot/Twitter/ TNL)

Milani do ta konfirmojë transferimin e Divock Origi në ditët në vijim, mirëpo sulmuesi nuk do të stërvitet me skuadrën së paku 10 ditë, sepse është duke u shëruar nga një lëndim muskulor.

Ish-lojtari i Liverpoolit iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore me kampionin e Serie A në javën e kaluar, por Rossonerët akoma nuk e kanë zyrtarizuar transferimin.

Sipas gazetarit të Calciomercato.com, Daniele Longo, njoftimi zyrtar është shtyrë për çështje burokratike, por konfirmimi do të vijë në ditët e ardhshme.

(Fotomontazh: Twitter)

Milani i ka nisur sot (e hënë) përgatitjet parasezonale, ndërsa Origi do të njihet me bashkëlojtarët e rinj gjatë të martës.

Lexo po ashtu Divock Origi mbyll transferimet në sulm te Milani, kuqezinjtë kanë plane të përforcohen në pozita të tjera

Calciomercato.com dhe Gazzetta raportojnë se 27-vjeçari nuk do t’i nisë menjëherë stërvitjet derisa ta tejkalojë lëndimin që e pësoi në pjesën e dytë të sezonit në Anfield. /Telegrafi/