Telegrafi

Milani synon transferimin e mesfushorit Brahim Diaz

Brahim Diaz (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Klubi i madh italian, Milani po shikon mundësinë e transferimit të mesfushorin të Real Madridit, Brahim Diaz.

I riu është në dispozicion nga Real Madridi këtë verë pasi nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane.

Kështu, Diaz është identifikuar nga drejtori Paolo Maldini si një shtesë potenciale e Milanit për sezonin e ri.

Lexo po ashtu Real Madrid: Zidane u hap derën e largimit nëntë lojtarëve

Sipas faqes PianetaMilan, Maldini ka një marrëdhënie të mirë me drejtuesit e klubit nga Bernabeu dhe synon ta arrijë një marrëveshje tjetër me Realin pasi nënshkrimit të Theo Hernandez vitin e kaluar.

Rossonerët do të ishin të hapur për ta firmosur Brahim Diazin përgjithmonë, por në rast se çmimi është i lartë, ata do ta huazimin atë.

Mesfushori iu bashkua Realit në janar të vitit 2019 nga Manchester City për 17 milionë euro. /Telegrafi/