Mesfushori brazilian, Rafinha pritet të largohet nga Barcelona.
Hapësirat e pakta tek klubi katalunas kanë bërë që braziliani të mendojë largimin nga ‘Camp Nou’.
Së fundmi në garë për t’i siguruar shërbimet e brazilianit janë futur dy gjigantët evropian Milan dhe Liverpool.
Barcelona e vlerëson lartë yllin e tyre dhe kërkon së paku 25 milionë euro për ta lënë të lirë atë.
Ish-anëtari i Celta Vigos ka një kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2020.
Interesim për 24-vjeçarin ka shfaqur edhe skuadra tjetër italiane, Inter. /Telegrafi/