Telegrafi

Milani synon goditjen e trefishtë nga Chelsea

Milani po përpiqet të bëjë një sulm të trefishtë te Chelsea duke synuar transferimin e Olivier Giroud, Hakim Ziyech dhe Tiemoue Bakayoko.

Sipas Sky Sport Italia, Milani tashmë kanë rënë dakord për kushtet personale me Giroud, por Chelsea aktivizoi në mënyrë të njëanshme klauzolën e tyre për të zgjatur kontratën e tij deri në qershor 2022.

Rossonerët janë të përgatitur për të marrë francezin vetëm si një lojtar i lirë, por mund të ketë mënyra të tjera rreth kësaj.

Sipas gazetarit të njohur Gianluca Di Marzio, bisedimet përfshijnë një goditje të trefishtë te Blutë, pasi Milani synon transferimin e Giroud, Ziyech dhe Bakayoko.

Më i vështiri nga treshja e përfolur është Ziyech, kështu që ai ka të ngjarë të jetë një huazim me mundësi blerje në sezonin e ardhshëm.

Reprezentuesi 28-vjeçar i Marokut u ble nga Ajaxi vetëm një vit më parë për 40 milionë euro, duke kontribuar me gjashtë gola dhe katër asistime në 40 ndeshje.

Ai mund të përfitojë nga një periudhë huazimi në San Siro, veçanërisht pasi Rossonerët janë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm dhe do ta zinte vendin e lënë bosh nga Hakan Calhanoglu, i cili kaloi te rivalët e Interit.

Lexo po ashtu Plani i Milanit për Ziyech dhe emrat tjerë për zëvendësimin e Calhanoglu

Sa i përket mesfushorit Bakayoko, ky do të ishte një kthim i tij në San Siro pas përvojës së tij me gjigantët e Serie A në sezonin 2018-19.

Ai gjithashtu e kaloi këtë sezon në Itali si huazim te Napoli, i cili nuk donte ta bënte lëvizjen të përhershme, pasi e cilësoi si të shtrenjtë.

Kontrata e Bakayokos me Chelsean zgjat vetëm deri në qershor të vitit 2022, kështu që ai do të ishte në dispozicion për një çmim relativisht të vogël. /Telegrafi/