Telegrafi

Milani synon blerjen përfundimtare të Brahim Diaz, pritet të flasë edhe për transferimin e Hazardit

Klubi italian, Milani është i interesuar të kompletojë blerjen e Brahim Diaz nga Real Madridit, por kjo nuk është e tëra, pasi synojnë marrëveshjen edhe me dy lojtarë tjerë.

Operacioni i nisur në Santiago Bernabeu ka nisur tashmë prej muajsh dhe po merr gjithnjë e më shumë formë.

Ka disa lojtarë që janë tashmë në fillin e marrëveshjeve, njëri prej tyre është Brahim Diaz, i cili po luan sezonin e tij të dytë te Milani si huazim .

Sipas mediumit Calciomercato, Paolo Maldini, drejtori teknik i skuadrës kuqezi, do të negociojë nënshkrimin e lojtarit nga Malaga.

Çmimi i tij në treg është 22 milionë, katër më shumë se sa Los Blancos i paguan Manchester Cityt në vitin 2019.

Për italianët, mesfushori është baza e projektit të tyre të ardhshëm. Në moshën 22-vjeçare, ai ka lënë gjurmë te Milani dhe Real Madridi po mendon nëse do ta lejojë largimin e tij dhe nëse do të dorëzohet për një ofertë të tillë.

Milani thuhet se do të përfitojë nga ky takim për të pyetur për situatën e Eden Hazard dhe Luka Jovic.

Real Madridi është i gatshëm t’i largojë ata, megjithëse e di se rroga e belgut e vështirëson largimin e tij. Për serbin, ka një ofertë dhe nuk do të largohej për më pak se 30 milionë. /Telegrafi/