Milani është duke tentuar që në minutat e fundit të afatit kalimtar ta bëjë edhe një transferim.
Skuadra italiane thuhet se po tenton që ta transferojë Brahim Diazin nga Real Madridi, pasi spanjolli nuk është në planet e Zinedine Zidanes.
Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, Rossonerët e duan transferimin e sulmuesit të talentuar, pasi marrëveshja me Angel Correan ka dështuar.
Milani tentoi ta transferonte anësorin e skuadrës madrilene, mirëpo shuma prej 45 milionë eurosh ishte e lartë për ta.
Kështu, skuadra italiane tani është e fokusuar në transferimin e Diaz, që në verë e kaluar u transferua në Santiago Bernabeu.
Mediumi italian bën të ditur se Milani do ta transferojë sulmuesin spanjoll në formë huazimi, por pa të drejtë blerje. /Telegrafi/