Telegrafi

Milani i do shërbimet e Emre Can

Emre Can (Foto: Loris Roselli/NurPhoto via Getty Images/Guliver)

Milani duket se nuk do të ndalet në këtë afat kalimtar me transferime.

Rossonerët në këtë muaj transferuan Zlatan Ibrahimovicin dhe Simon Kjaerin, ndërsa tani kanë një shënjestër tjetër.

Milani po tenton ta transferojë Emre Canin nga Juventusi në javën e ardhshme, pasi lojtari nuk po luan shartues.

Gjermani u transferua nga Liverpooli te Zonja e Vjetër me parametra zero, por që nuk ka arritur ta gjejë vetën.

Lexo po ashtu Gjashtë lojtarët që pritet të largohen qysh në janar nga Juventusi

Kështu, Can është i interesuar që të gjejë një skuadër ku mund të luajë më shumë dhe ta sigurojë një vend te Gjermania për Euro 2020.

Milani është i gatshëm që ta transferojë atë, gjersa ka ofruar rreth 20 milionë euro për kartonin e tij. /Telegrafi/