Telegrafi

Milani sfidon Liverpoolin për talentin e Schalkes, Malick Thiaw

(Foto: 90min)

Milani është duke konkurruar me Liverpoolin për shërbimet e mbrojtësit të Schalke 04, Malick Thiaw.

Sipas Sky Sport Italia, Sportitalia, Milannews.it dhe media të tjera, 20-vjeçari është identifikuar nga Paolo Maldini si përforcim potencial në ditët e fundit të afatit të janarit.

Futbollisti gjerman plotëson profilin e lojtarit që e ka caktuar drejtori i Milanit – si një talent që mund të ketë ndikim në vitet në vijim dhe jo vetëm të plotësojë zbrazëtinë e lënë nga lëndimi i Simon Kjaer.

(Foto: Transfermarkt)

Qendërmbrojtësi i ka shënuar dy gola në gjashtë paraqitje për Gjermaninë U-21 dhe është ngritur në Akademinë e Schalkes.

Bisedimet janë në fazat fillestare dhe aktualisht duket se ekziston një dallim i madh ndërmjet kërkesës së klubit gjerman dhe ofertës së klubit italian. /Telegrafi/