Site icon Telegrafi

Milani ‘rrëshqet’ në fund, Fiorentina siguron një pikë me dhjetë lojtarë

Fiorentina - Milan (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Milani nuk ka mundur të shkoj më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Fiorentina në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Serie A.

Rossonerët ishin afër të merrnin një fitore të madhe në udhëtim te Viola, por nuk arritën të mbajnë epërsinë dhe u desh të kënaqeshin me një pikë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por asnjëra nuk arriti t’i ndryshoj shifrat.

Në fakt, Milani e gjeti golin në minutën e 34-të të ndeshjes me anë të Zlatan Ibrahimovic, por goli u anulua për prekje dore pas rishikimit të VAR-it.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e hapur dhe me më shumë raste nga të dyja skuadrat, të cilët arritën të shënojnë edhe nga një gol.

Të parët ishin Rossonerët që gjetën golin me anë të Ante Rebic (56’), i cili shënoi për epërsinë 1-0.

Milani mendohej se do ta merrte fitoren e radhës pasi Fiorentina mbeti me një lojtar më pak pas ndëshkimit të Dalbert Henrique (62’), por kështu nuk ndodhi.

Viola arriti të kthehet në lojë në minutën e 85-të, ku një penallti të fituar nga Patrick Cutrone e shndërroi në gol Erick Pulgar, i cili shënoi për 1-1 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas këtij barazimi, Rossonerët e shohin veten në pozitën e shtatë me 36 pikë, ndërsa Viola renditet e 13-ta me 29 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Milani e pret Genoan, ndërsa Fiorentina udhëton te Udinese. /Telegrafi/

https://twitter.com/MilanFansMK/status/1231325884767985666

https://www.youtube.com/watch?v=nrbH6l38lBc

Exit mobile version