Site icon Telegrafi

Milani rivalizon Interin për Giroudin

Milani thuhet se ka pyetur në lidhje me sulmuesin e Chelseat, Olivier Giroud, i cili është gjithashtu një objektiv për rivalët e qytetit, Interin.

Rossonerët kanë qenë të zënë duke bërë tentuar të bëjnë lëvizje për të rikthyer suedezin Zlatan Ibrahimovic.

Por, sipas Sky Sport Italia kuqezinjtë kanë eksploruar edhe mundësinë e nënshkrimit të francezit Giroud.

Lexo po ashtu Interi ka gati ofertën e janarit për Giroudin

33-vjeçari pritet të largohet nga Chelsea këtë dimër, në kërkim të kohës së rregullt të lojës, pasi kërkon të sigurojë një vend në skuadrën e Francës në Euro 2020.

Sidoqoftë, ky medium beson se Interi është favoritë për nënshkrimin e tij, së bashku me rivalin e tyre të Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund.

Lexo po ashtu Transferimi i Giroudit te Interi ka hasur në dy pengesa

Nerazzurrët dhe Rossonerët gjithashtu do të shikojnë përforcime në mesfushë, me Rodrigo de Paul, lojtarin e Udineses, në listën e tyre.

De Paul është kuptuar se është shumë i interesuar për një transferim në anën zikaltër të San Siros, por klubi i tij kërkon 35 milionë euro për një shitje të janarit. /Telegrafi/

Exit mobile version