Dayot Upamecano është njëri nga qendërmbrojtësit më të talentuar në Evropës.
Reprezentuesi francez ka shkëlqyer me fanellën e Red Bull Leipzig në dy vitet e fundit në Bundesliga.
Por paraqitjet e mira në Kampionatin Evropian U21 kanë bërë që interesim për të të shfaqin skuadrat e mëdha evropiane.
Arsenali është prej kohësh duke e përcjell lojtarin dhe po mendon transferimin e tij këtë verë.
E së fundmi në garë për të është futur edhe gjiganti italian Milan, që gjithashtu kërkon transferimin e tij.
La Gazzetta dello Sport ka shkruar se Rossonerët e vlerësojnë shumë yllin francez dhe janë gati të shpenzojnë rreth 35 milionë euro për të.
20-vjeçari ka shprehur gatishmërinë e tij për tu larguar nga Leipzig për një skuadër më të madhe evropiane. /Telegrafi/