Milani thuhet se ka refuzuar mundësinë për të nënshkruar me mesfushorin e Liverpoolit dhe Anglisë, Adam Lallana.
Kontrata e Lallanas me Liverpoolin do të skadojë në verë dhe ai është i vendosur të largohet nga klubi si lojtar i lirë.
Sipas mediumit italian Calciomercato.com, Lallana iu ofruar Milanin, meqë klubi nga San Siro njihet për nënshkrimet me kosto zero ose të ulët.
Sidoqoftë, ky medium shton se kuqezinjtë nuk e panë atë si një mundësi që mund t’iu ngrit nivelin dhe e refuzuan.
31-vjeçari ka luajtur me Reds që nga viti 2014, duke i ndihmuar ata të fitojnë Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, por koha e tij është përshkuar me shumë lëndime.
Lallana është një mesfushor me tipare sulmues duke mundur të luajë pas sulmuesit apo në krahët e sulmit, ndërsa ka 34 paraqitje me Anglinë. /Telegrafi/