Telegrafi

Milani i prin garës për transferimin e Rakiticit

Milani është duke e rivalizuar Interin për transferimin e Ivan Rakiticit.

Mesfushori nuk është i lumtur te Barcelona, andaj po e kërkon largimin qysh në afatin kalimtar të janarit.

Ernesto Valaverde i ka bërë me dije Rakiticit se është i lirë që të kërkojë një skuadër të re në afatin e dimrit, derisa shumë skuadra e duan transferimin e tij.

Nerazzurët ka kohë që po e kërkojnë transferimin e kroatit, derisa Antonio Conte thuhet se e pëlqen më shumë transferimin e Arturo Vidalit.

Zvonomir Boban thuhet se po punon shumë që ta transferojë në San Siro bashkëkombësin e tij, por ende nuk kanë bërë ndonjë ofertë.

Lexo po ashtu Milani ia ka vënë vetës synim blerjen e Rakitic dhe De Paul

Marca, Mundo Deportivo, Diario Sport dhe Tuttosport, që të gjitha raportojnë se Milani tani është favorit për ta transferuar Rakiticin.

Barcelona do ta lejojë largimin e mesfushorit, por vetëm nëse pranon mbi 20 milionë euro, pasi kontrata e lojtarit skadon në vitin 2021. /Telegrafi/