Site icon Telegrafi

Milani ofron para dhe Lapadulan për Biglian

Lucas Biglia po afrohet më pranë Milanit, pasi Lazio është gati të pranojë ofertën prej 15 milionë eurove plus shërbimet e sulmuesit italian, Gianluca Lapadula.

Sipas burimeve të ndryshme sot, të dy klubet kanë hyrë në negociata të avancuara për transferimin pasi Biglia nuk mori pjesë në testet mjekësore para sezonit.

Lexo po ashtu Milani paralajmëron edhe një blerje të fundit

Lazio do të ulë çmimin e tyre prej 30 milionë euro duke kërkuar për Biglian deri në 20 milionë euro, ndërsa Rossonerët mund ta ngrenë ofertën e tyre në 15 milionë euro plus tre milionë euro bonuse.

Kjo akoma nuk mjafton për klubin Akuile, por Mediaset Premium thekson se Lapadula mund të futet si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi.

Lexo po ashtu Formacioni i Milanit me shtatë transferimet e bëra deri më tani (Foto)

Çështja për debat tani është se sa Lapadula do të vlerësohet, sepse të dy klubet kanë pikëpamje shumë të ndryshme për këtë çështje.

Ndërkohë, ish-sulmuesi i Pescaras, Lapadula ishte gjithashtu i lidhur ngushtë me Genoan.

Është e mundur që Biglia të lejohet t’i nënshtrohet testeve të tij mjekësore me Milanin ditën e hënë. /Telegrafi/

Exit mobile version