Milani e ka propozuar Divock Origin te West Ham Unitedi si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Gianluca Scamacca, i cili kërkohet po ashtu edhe nga Roma.
Sulmuesi italian nuk e ka gjetur veten te klubi nga Liga Premier prej se u transferua para një viti për një total prej 42 milionë eurosh (36 milionë euro çmimi plus gjashtë milionë në formë bonusesh) nga Sassuolo.
Ai është duke u përpjekur të kthehet në Serie A, ku klube si Roma dhe Milani janë të gatshëm të shpenzojnë për shërbimet e tij duke e huazuar me opsion blerjeje.
Ndërkohë, sipas Sky Sport Italia, West Hami vazhdon ta refuzojë këtë formulë, ashtu që Rossonerët kanë ardhur me një plan të ri për ta përmirësuar pakon financiare.
Kjo nënkupton përfshirjen e ish-sulmuesit të Liverpoolit, Origi, në marrëveshje. /Telegrafi/