Telegrafi

Milani ofron një talent dhe para për Fernandezin

Milani janë të gatshëm për t’ia dhënë Fiorentinas, Suson plus 1.5 milionë euro për mesfushorin e saj Mati Fernandez.

Me Vincenzo Montellan që ka marrë përsipër detyrën e trajnerit në San Siro, në mënyrë të pashmangshme tani do të kemi disa lojtarë që do të ofrohen në bazë të preferencave të tij, për të synuar titujt.

Sipas La Nazione, mesfushori Mati Fernandez është i etur për një bashkim me ish-trajnerin e tij te Fiorentina, Montellan.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Fernandez mund të bëjë të shkojë në Milan në këmbim të 1.5 milionë eurove plus pronësinë e mesfushorit të talentuar spanjoll, Suso.

Anësori spanjoll ka impresionuar gjatë një huazimi në Genoa, madje edhe duke shënuar një het-trik në Serie, por tani po lufton me kohën për të luajtur në Milan. /Telegrafi/