Site icon Telegrafi

Milani i ofron Fabregasit kontratë për dy vite e gjysmë

Cesc Fabregas (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Mediat italiane raportojnë se Milani i ka ofruar mesfushorit të Chelseat, Cesc Fabregas, kontratë të vlefshme për dy vite e gjysmë.

Fabregas ka mbetur zgjedhje e dytë në mesfushën e trajnerit të ri të Chelseat, Maurizio Sarri.

Kjo situatë e tij ka bërë që mesfushori spanjoll të mendojë largimin nga Stamford Bridge.

Lexo po ashtu Milani ofron tetë milionë euro për Fabregasin?

Shumë skuadra të mëdha evropiane janë vënë pas tij, por si duket Milani është më i interesuari.

Fabregas nuk është i lumtur me situatën e tij te Chelsea (Foto: Getty Images)

Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, bisedimet mes Milanit dhe agjentit të Fabregasit, Darren Dein, janë duke u zhvilluar vazhdimisht.

Gazeta italiane tutje vazhdon duke thënë se spanjolli e ka informuar klubin se dëshiron të luajë më shumë dhe mund të pranojë propozimin e Milanit.

Lexo po ashtu Fabregas: Dua të luaj më shumë

Milani raporton se i ka ofruar pagë prej katër milionë eurosh në sezon në një kontratë të vlefshme për dy vite e gjysmë.

Megjithatë, klubet ende nuk kanë arritur një marrëveshje në lidhje me çmimin, pasi Rossonerët nuk janë gati të paguajnë 12 milionë euro të kërkuar nga Chelsea. /Telegrafi/

Exit mobile version