Milani është në bisedime për të shkëmbyer Andre Silvan plus 15 milionë euro me mesfushorin e Wolverhampton Wanderers, Ruben Neves.
Andre Silva do të kthehet në San Siro pas huazimit të tij te Sevilla, por ka të ngjarë të largohet përsëri këtë verë.
Sipas mediumit italian Sport Mediaset, drejtuesit e Milanit po mendojnë përfshirjen e lojtarit në marrëveshjen për transferimin e Nevesit.
Agjenti portugez Jorge Mendes përfaqëson të dy lojtarët, prandaj thuhet se ai po punon për t’i shkëmbyer ata.
Ujqërit e vlerësojnë Nevesin në 45 milionë euro, ndërsa Milani do të duhet të ofrojë Andre Silva dhe 15 milionë euro të tjera.
Sulmuesi u nënshkrua për 38 milionë euro nga Porto në korrik të vitit 2017, por ka dështuar të luaj rregullisht dhe t’i tregojë vlerat e tij.
Sipas raportit të Mediaset, Neves është i etur të transferohet në Serie A dhe sidomos te Milani, ku ai do të ndjekë gjurmët e idhullit të tij Andrea Pirlo. /Telegrafi/