Milani po përpiqet të arrijë me çdo kush një marrëveshje me Juventusin për Merih Demiral, por negociatat janë të ndërlikuara.
Qendërmbrojtësi turk u bashkua me Bianconerët nga Sassuolo për 18 milionë euro këtë verë, por ka pasur sugjerime që mund të largohet nëse arrihet një fitim i mirë nga ai.
Juventusi tashmë ka Giorgio Chiellinin, Matthijs de Ligt, Leonardo Bonucci dhe Daniele Rugani si opsionet e qendrës, kështu që 21-vjeçari mund të ketë hapësira të pakta për të luajtur.
Milani, ndërkohë, ka humbur Cristian Zapatan dhe Mattia Caldara ende po shërohet nga lëndimi, kështu q janë të prirur për të bërë një lëvizje për Demiral.
Mediumi italian Gazzetta dello Sport konfirmon interesin e Rossonerëve për lojtarin, por paralajmëron se një marrëveshje do të jetë e vështirë.
Juventusi kërkon 35 milionë euro për Demiral, por Milani dëshiron ta marrë atë në huazim me opsion blerje. Kjo është më e komplikuar nga fakti që Zonja e Vjetër do të donte një kundër-opsion për ta sjellë atë përsëri në Torino.
Marrëdhëniet midis klubeve janë të shkëlqyera dhe bisedimet janë në vazhdim, por Juventusi beson në potencialin e Demiralit dhe nuk dëshiron ta lërë të shkojë pa pasur një mundësi për ta rikthyer atë.
Alternativa e Milanit është Dayot Upamecano, por RB Leipzig po kërkon 50 milionë euro, një çmim që do të ishte jashtë arritjeve të Rossonerëve. /Telegrafi/