Shefi i Milanit, Leonardo ka nisur bisedimet me Chelsean rreth një marrëveshje për Tiemoue Bakayokon.
Pas një starti të dobët, mesfushori ka fituar besimin e menaxhmentit të kuqezinjve deri në atë pikë ku Leonardo nuk dëshiron të presë qershorin për të shfrytëzuar opsionin e blerjes.
Në vend të kësaj, braziliani ka nisur negociatat rreth kushteve për transferimin e ish-lojtarit të Monacos.
Marrëveshja e Bakayoko mbart një opsion prej 38 milionë eurove ndonëse italianët shpresojnë ta blejnë nën këtë shumë të majme.
Nga ana e tij, Bakayoko është i etur të shohë një marrëveshje të plotë pasi nuk dëshiron të kthehet te londinezët.
Edhe trajneri aktual i Milanit, Gennaro Gattuso është ndarë ditë më parë i kënaqur me angazhimin e lojtarit.
Ndryshe, 24-vjeçari deri më tani është paraqitur në 12 raste për italianët, por nuk ka shënuar ndonjë gol. /Telegrafi/